Guardiola: Të fitosh Ligën e Kampionëve është e vështirë, sepse Reali është aty

Pep Guardiola, pas barazimit në Danimarkë kundër Kopenhagen në Champions League, bëri disa deklarata.

“Liga e Kampionëve, është shumë e vështirë për t’u fituar, sepse Real Madridi është gjithmonë aty. Ajo që kemi arritur kundër Kopenhagen është një pikë e mire, sepse nuk është e lehtë për të zhvilluar një ndeshje me 10 lojtarë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit.

 

Haaland? Ai e përfundoi ndeshjen kundër Sautemptonin shumë i lodhur dhe në ditët e fundit nuk është rikuperuar siç duhet. Ndaj danezëve ishte pak më mirë, por vendosëm ta mbajmë atë në qetësi dhe mos të rrezikonim”, është shprehur tekniku spanjoll./albcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button