Guterres: Shoqëria e fortë demokratike janë vendet që përmirësohen vet

Guterres: Shoqëria e fortë demokratike janë vendet që përmirësohen vet

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka folur sot në Samitin e Dytë të Demokracisë që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se shumë shtete të botës vuajnë nga problemet të cilat nuk janë në përputhje me demokracinë.

“Demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut, janë të gjitha shenja të shoqërisë elastike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Shoqëria e fortë demokratike janë vendet që mund të korrigjohen dhe përmirësohen vet”, ka thënë Guterres.

Ai ka shtuar se të gjitha shtetet në botë duhet të bëhen bashkë që të punojnë për eliminimin e dukurive që janë kundër demokracisë.

LEXO EDHE:

Back to top button