Igor Tudor: As Interi e as Juve, nuk janë në nivelin e PSZH-së

Trajneri i Marsejës, Igor Tudor, në një intervistë për “L’Equipe”, theksoi se kampinati francez është më lartë se Seria A në Itali.

“Në Itali nuk ka klub të fortë si PSZH, as Inter dhe Juve nuk janë në nivelin e PSZH-së. Në Serinë A, ka pas vendit të parë tre apo katër skuadra që në këndvështrimin e organikës kanë më shumë kualitet në krahasim me ekuivalentet franceze, por që nga vendi i 6-të e poshtë, skuadrat franceze janë më të forta.

 

Nëse nesër do të luhej Empoli-Strasburg, këta ta fundit do të fitonin me diferencë dhe e njëjta gjë vlen për Reims-Spezia. Pastaj kur përballesh me Reims shikon gjithmonë 3-4 lojtarë që do të doje t’i merrje në skuadër. Ndërkohë që nëse drejtoj Interin dhe luaj me Empolin apo Spezian, nuk do të kisha dëshirë t’u merja asnjë lojtar. Ka një skarcitet në Serinë A që nuk egziston në Francë,” shpjegon kroati Tudor.

 

Por për Igor Tudorin nuk mbaron këtu, pasi ka edhe më në një krahasimin mes kampionatit italian dhe atij francez.

LEXO EDHE:

Back to top button