Guterres: Të adresohen shkatërrimet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të adresojë shkatërrimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri ose të rrezikojë përmbysjen e viteve të zhvillimit.

- Advertisment -

“Nëse nuk ndërmarrim veprime tani, përballemi me një recesion global që mund të zhdukë dekada zhvillimi”, u tha Guterres të pranishmëve në ngjarjen “Mbi financimin e zhvillimit në epokën e COVID-19 dhe më gjerë”, i organizuar në distancë nga Kombet e Bashkuara, Kanadaja dhe Xhamajka.

“Një milion persona kanë vdekur, bota po vuan tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore dhe rreziku i urisë po afrohet në disa vende”, shtoi ai.

Guterres u bëri thirrje vendeve që të financojnë iniciativën e OBSH-së për të shpejtuar zhvillimin e vaksinave antiCOVID-19, terapeutikës dhe diagnostikimit.

LEXO EDHE:

Back to top button