Hajdutët thyejnë dhe plaçkitin shtëpinë e Theo Hernandez

Hajdutët thyejnë dhe plaçkitin shtëpinë e Theo Hernandez

Theo Hernandez ka përjetuara momente të tmerrshme pasi është hajnat hynë në shtëpinë e tij.

Katër banditë me fytyra të mbuluara dhe të armatosur me armë zjarri hynë në shtëpinë e mbrojtësit të Milanit në provincën e Varese. Në shtëpi ndodheshin partnerja e francezit, modelja dhe influencuesja Zoe Cristofoli, së bashku me djalin e saj gjashtë muajsh

Një bandë kriminelësh hynë në shtëpinë e Theo Hernandez dhe Zoe Cristofoli pas orës 20:30 mbrëmë të martën 18 tetor. Ishin momente tmerri për modelen që ndodhej në shtëpi me djalin e saj 6 muajsh.

Siç mësohet, hajdutët kishin hyrë nga pjesa e pasme e shtëpisë së re të Theos dhe partneres të tij në provincën e Varese, duke marrë një sasi të madhe mallrash.

Sipas njoftimeve, Theo sapo ishte larguar kur banditët hynë në shtëpi. Mbrojtësi i Milanit është kthyer menjëherë në shtëpi pasi ka dëgjuar lajmin. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet të cilat do të tentojnë të zbardhen me ndihmën e kamerave të vëzhgimit dhe rikonstruksionin e ofruar nga partneri i lojtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button