Hajduti nga Kumanova arrestohet për vjedhje në një institucion shëndetësor

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht rreth orës 11:30 në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup është arrestuar 33-vjeçari G.P. nga Kumanova për kryerjen e disa veprave penale, transmeton Alsat.

33-vjeçari gjatë bisedës në polici ka pranuar fajin për grabitjen e datës 21.12.2020 në një institucion privat sëndetësorë afër Kisella Vodës në Shkup, ku G.P. ka grabitur një çantë në të cilën kishte 15 mijë denarë kesh dhe dy kartela, në njërën prej të cilave 33-vjeçari ka shpenzuar rreth 30 mijë denarë.

Pas bisedës dhe kontrolleve, policia ka konfiskuar disa kartela bankare të cilat kanë qenë në emër të personave të ndryshëm. MPB shton se tek G.P. kanë gjetur edhe materie të bardhë pluhur, dhe se pas dokumentimit të plot të rastit kundër tij do të parashtrohet padi konkrete.

 

LEXO EDHE:

Back to top button