Halili: Kushtetuta, jo kusht për negociatat

Halili: Kushtetuta, jo kusht për negociatat

Këshilli i ambasadorëve në vend konsideron se çdo përpjekje për të bërë një kornizë negociatore të kapshme për të dy palët duhet të jetë një kornizë shumëpalëshe ku Bullgaria do ta ketë vendin e saj si një shtet mik i Maqedonisë së Veriut. Kreu i këshillit Muhamet Halili thotë se ndryshimi i Kushtetutës nuk duhet të jetë kusht për hapjen e negociatave me BE-në. vlerësimi i tij personal është se zgjidhja në qershor, me qëndrimin që mban Bullgaria, është gati se e pamundur, shkruan Alsat.

“As Komisioni Evropian dhe as BE-ja, madje as edhe Republika e Bullgarisë, nuk duhet të insistojnë që çelës për hapjen e negociatave, gjegjësisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, të jetë hapja e Kushtetutës ku bullgarët do ta zënë vendin e tyre krahas etnikumeve të tjera sepse për këtë gjë duhet një kohë relativisht më e gjatë. E dyta, duhet një pajtim konsensual në parlamentin e vendit gjë që në rastin tonë nuk është sepse jemi dëshmitarë që lideri i opozitës maqedonase u shpreh kundër ndryshimeve kushtetuese”, tha Muhamet Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button