Hamad al Thani, është i sigurtë në blerjen e “Djajve të Kuq”

Sheiku Jassim bin Hamad al-Thani është i sigurt për blerjen e Mançester Junajtedit nga familja Glejzers pavarësisht vonesës, raporton “The Guardian”.

Bankieri nga Katari beson se oferta e tij do të pranohet nga amerikanët. Kjo nuk është e gjitha, oferta e tij është ajo që përfshin pastrimin e klubit nga të gjitha borxhet.

Ka pasur interes nga kompanitë amerikane të investimeve “Carlyle Group dhe Ares”. Të dy thuhet se duan aksione të pakicës, që është një opsion që Glejzers po eksplorojnë.

Megjithatë, Sheiku Jassim thuhet se ka paraqitur një ofertë të konsiderueshme dhe beson se është e mjaftueshme që familja Glejzers të sanksionojë shitjen.

LEXO EDHE:

Back to top button