Shembet parkingu 4 katësh në qendër të Manhattanit, të paktën një i vdekur

Shembet parkingu 4 katësh në qendër të Manhattanit, të paktën një i vdekur

Një punëtor humbi jetën dhe 5 persona të tjerë mbetën të lënduar pas shembjes së një parkingu 4 katësh në Manhattan të Nju Jork City, shumë pranë universitetit Pace.

Qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës shkuan në vendngjarje dhe punuan për nxjerrjen e personave të bllokuar, duke përdorur dhe pajisje robotike, pasi struktura ishte e paqëndrueshme.

Dëmet konsiderohet shumë të mëdha, pasi dhjetëra makina janë shtypur me njëra tjetrën, teksa shkaqet e shembjes janë ende të paqarta dhe një hetim ka nisur për zbulimin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button