Milani arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas pritjes 16 vjeçare

Milani ka siguruar gjysmëfinalet e Ligën e Kampionëve. “Kuqezinjtë” kanë barazuar 1-1 ndaj Napolit në ndeshjen e kthimit falë një goli të Zhiru-s në minutën e 43′, ndërsa më parë kishte gabuar në minutën e 22′ nga pika e bardhë. Napoli kishte mundësinë të rihapte sfidën, por Kvaratskhelia gaboi nga penalltia në minutën e 82′, megjithatë Osimhen barazoi në limit, por që goli nuk vlejti.

Milani arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 16 vitesh. Hera e fundit që Milani arriti në gjysmëfiae të turneut ishte në vitin 2007.  Atë kohë, klubi italian mundi Liverpullin në finale (2:1) dhe mori titullin. Tashmë, skuadra e Piolit pret e qetë në gjysmëfinale fituesin e sfidën Inter-Benfica që do të luhet të mërkurën në San Siro. Ndeshja e parë në Portugali përfundoi me fitoren e Interit 0-2.

Ndërkohë, edhe Reali ka siguruar gjysmëfinalet duke mposhtur sërish 0-2 Çellsin në Londër. Golat për të besuarit e Ançelotit u realizuan nga një dopietë e Rodrigo-s 58′ dhe 80′. Reali pret i qetë gjysmëfinalen ku do të mësojë kundërshtarin mes Man. Sitit dhe Bajernit, me anglezët që janë dukshëm favorit pas fitores 3-0 në “Etihad”.

LEXO EDHE:

Back to top button