Hamilton nuk dënohet për mbajtjen e bizhuterive

Luis Hamilton nuk ka gjasa të përballet me sanksione për vazhdimin e mbajtjes së bizhuterive në Grand Prix të Monakos këtë fundjavë, ka mësuar “Sky Sports Neës”.

FIA i tha Hamiltonit në Çmimin e Madh të Miami në fillim të këtij muaji se ai kishte dy gara për të hequr bizhuteritë e tij, të cilat britaniku tha se nuk kishte ndërmend ta bënte. Diskutime konstruktive për çështjen e bizhuterive janë ndërmarrë nga FIA, shoferë individualë dhe Shoqata e Pilotëve të Çmimit të Madh (GPDA).

“Është një rregull për arsyet e duhura. Me siguri do të më pëlqente një qasje paksa e ndryshme se si të jepet mesazhi. Nuk dua të përfundoj në futboll ku ka më shumë duar në ajër dhe abuzime verbale…duhet të punoni së bashku. Është një stil që do ta kisha preferuar në këtë rast”, tha Vurz, një ish-pilot i Benetonit, MekLarenit dhe Uiliamsit.

Ndalimi i bizhuterive ka qenë prej kohësh në rregulla, por rrallëherë u zbatua nga FIA.

Presidenti i FIA-s, Mohammed Bin Sulayem, tha se ai po bënte këtë lëvizje për të siguruar që pilotët e F1 të shihen si ‘modele të mira’ për pilotët e rinj.

LEXO EDHE:

Back to top button