Hamilton: Zgjedhja personale, as prindërve nuk ua thashë se do të shkoja te Ferrari

Piloti britanik Luis Hamilton do të pilotojë Ferrarin në vitin 2025. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të zërë vendin e spanjollit Karlos Sainz. Gjithsesi, deri më 1 janar 2025 ka ende kohë dhe Hamilton ka një tjetër mission këtë vit, të bëjë sa më mirë me “Mercedes”-in.

Premtimi i Luis Hamiltonit dhe Ferrari për të mos menduar për vitin 2025, kur ulja e pilotit anglez te “kokëkuqja” do të bëhet konkrete, është fisnik dhe korrekt në qëllime. Kjo edhe në respekt të Karlos Sainzit dhe Mercedesit, por disi i vështirë për t’u ruajtur fushëveprimin e marrëveshjes. Kështu, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 foli sërish për të ardhmen e tij, duke zbuluar një detaj kurioz.

“Ishte zgjedhja ime personale, as prindërve nuk ua thashë që do të shkoja te Ferrari! Doja ta bëja për veten time dhe ndjeva se duhej të gjeja se çfarë ishte më e mira për mua”.

Hamilton, duke folur për BBC, kujtoi ditët e marrëveshjes.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vaseur për një kohë të gjatë. Isha i emocionuar nga ardhja e sezonit të ri, por nuk e dija se çfarë rezervonte e ardhmja për mua ose për sa kohë do të vazhdoj të garoj. Tani mund të them se jam super i motivuar për të vazhduar“.

39-vjeçari britanik, piloti me më shumë fitore në historinë e Formula 1, shpjegoi se si rasti i Ferrarit erdhi në kohën e duhur.

“Nuk kisha shumë kohë për të menduar dhe ndoqa instinktet e mia, duke shfrytëzuar rastin,“ tha në fund Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button