Hansi Flik, ka më shumë trofe se disfata me Bajern Munihun

Skuadra e Bajern Munihut është fitues i Kupës Botërore për klube, pasi që në finalen e zhvlluar në Doha, mundi skuadrën meksikane të Tigresit, me 1-0, duke përsëritur suksesin e vitit 2013. Skuadra gjermane vendosi edhe dy rekorde të tjera. Fillimisht barazoi rekordin e Barcelonës që në vitin 2009, arkëtoi 6 tituj dhe zhvilloi turneun final pa pranuar asnjë gol, duke shënuar 2 fitore.

 

Në anën tjetër, trajneri i Bajernit, Hansi Flik vendosi një rekord tjetër, pasi që ka arkëtuar më shumë trofe se sa kë pësuar disfata, në kohën që morri nën drejtim skuadrën baravareze. Bajerni nën drejtimin e Hansi Flik, ka regjistruar 5 disfata, ndërsa arkëtoi 6 trofe, duke filluar nga Liga e Kampionëve, Kupa dhe Super Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Evropës, Bundesliga dhe Kupa Botërore për klubet.

LEXO EDHE:

Back to top button