Hantavirusi / Anija mbërrin në Holandë

Anija turistike e goditur nga shpërthimi i hantavirusit ka arritur në portin holandez të Roterdamit për dezinfektim, duke përfunduar një udhëtim të mundimshëm që i vuri në gatishmëri autoritetet ndërkombëtare shëndetësore. “Hondius” mbante 25 anëtarë të ekuipazhit dhe dy personel mjekësor kur mbërriti në Roterdam, pasi të gjithë pasagjerët zbarkuan diku tjetër.  Ekuipazhi hyn në karantinë të menjëhershme. Tre pasagjerë që kishin qenë në anije kanë vdekur pas shpërthimit të hantavirusit përfshirë një çift holandez që zyrtarët e shëndetësisë besojnë se ishin të parët e ekspozuar ndaj virusit gjatë vizitës në Amerikën e Jugut. “Hondius” ka kaluar gjashtë ditët e fundit duke lundruar nga Ishujt Kanarinë. Shpërthimi në anije ka arritur në 11 raste, nëntë prej të cilave janë konfirmuar./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button