Haradinaj: Kurti e ka shansin e fundit ta bëjë një të mirë për Kosovën, të japë dorëheqje!

Haradinaj: Kurti e ka shansin e fundit ta bëjë një të mirë për Kosovën, të japë dorëheqje!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është shprehur se kryeministri Albin Kurti po e shtynë një autonomi për veri.

Sipas Haradinajt, insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, sipas tij është pjesë e këtij skenari “e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!”

“Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i AAK-së në Facebook.

Ndryshe, zgjedhjet në veri të vendit janë shpallur pas dorëheqjes së kryetarëve serbë në këto komuna.

LEXO EDHE:

Back to top button