Haradinaj uron Ramën: Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook uroi PS për fitoren e zgjedhjeve.

Haradinaj shprehi urimet e tij edhe për opozitën për të cilët tha se patën një fushatë për t’u vlerësuar.

“Shqipëria në zgjedhjet e fundit nxori fitues PS-në e Edi Ramës. Urime e suksese për ju dhe Shqipërinë që e duam! Urime partive opozitare që patën një fushatë për t’u vlerësuar!”

Tutje ai u shpreh se përderisa Shqipëria është e fortë, Kosova do jetë aq më e fortë.

“Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova”, shkroi Haradinaj.

LEXO EDHE:

Back to top button