Hasanoviç: Presioni politik ndaj mediave është i ‘tmerrshëm’ për shtetin

Hasanoviç: Presioni politik ndaj mediave është i 'tmerrshëm' për shtetin

Emir Hasanoviç nga Instituti për Dialog Strategjik dhe Koordinator për Ballkanin Perëndimor, në Programi 200, ka sqaruar se si mund të shihet situata apo rasti kur mund të interpretohet edhe si presion politik dhe presion ndaj medias, veprimi institucional, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se çdo situatë kur kemi presion politik ndaj mediave, është i ‘tmerrshëm’ për shtetin.

“Çdo situatë kur kemi presion politik ndaj mediave është  ‘tmerrshëm’ për shtetin, është i keq për zhvillimin demokratik të shoqërisë. Kthehemi te proceset institucionale, edhe po të jetë tentimi politik, duhet të jenë institucionet e forta me procese moderne, sepse me disa institucione që kam punuar, emaili nuk është komunikim zyrtar, pra është një shembull dhe dua të kthehem prapë, ne kemi mekanizma t’i përmirësoj këto gjëra por nuk jemi të përgatitur të ndërmarrim projekte të tilla të cilat kërkojnë kapital njerëzor…”, theksoi Hasanoviç./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button