Kai Lukas Havertz ndryshon “anën” në derbin e Londrës. 24-vjeçari gjerman largohet nga Çellsi dhe nënshkruan me Arsenalin. “Topçinjtë” do të paguajnë 70 milionë euro, plus pesë në formë variablash për transferimin e ish-lojtarit të Bajer Leverkuzenit.
Havertz u transferua në “Stemford Brixh” në vitin 2020, pasi pagoi 80 milionë euro. Ai largohet nga Çellsi me 139 ndeshje, 32 gola dhe 15 asistime.
Në memorien e “Bluve” do të mbetet goli ndaj Mançester Siti-t (0-1) që u dha titullin në Ligën e Kampionëve, të dytë në historinë e tyre. Ai shënoi edhe golin e fitores për Çellsin, në kohën shtesë, në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras (2-1).








