Mami nuk do ta lejojë Elon Musk të luftojë me Zuckerberg

Mami nuk do ta lejojë Elon Musk të luftojë me Zuckerberg

Para se të takohet me Mark Zuckerberg në tetëkëndësh, duket se Musk fillimisht do të duhet të bindë nënën e tij se kjo është një ide e mirë.

Ndërsa e gjithë bota pret të shohë se kush është më i fortë, pronari i Facebook apo pronari i Twitter-it, një njeri nuk dëshiron që të ndodhë një luftë në kafaz. Është May Musk, nëna e Elon Musk , e cila tani po përpiqet të largojë djalin e saj nga kjo ide.

Edhe pse Mark Zuckerberg stërvitet në Jiujitsu dhe ka konkurruar në disa turne, pronari i kompanisë Tesla është i vendosur të përballet me të në tetëkëndësh në Las Vegas . Madje, sipas njeriut të parë të UFC-së, miliarderët janë “vërtetë seriozë” kur bëhet fjalë për këtë luftë dhe Musk nuk dëshiron të kufizohet në një aftësi të caktuar, por ta mbajë ndeshjen sipas rregullave të MMA.

Por kësaj historie i është bashkuar edhe nëna e Musk, e cila ka shprehur pakënaqësinë e saj për këtë vendim në llogarinë e saj në Twitter. May e këshilloi me zemërim mikun e Musk, Lex Friedman, që të mos “inkurajonte” djalin e saj, më pas sugjeroi një alternativë: “Luftoni me fjalë. Të gjithë marrin tre pyetje – përgjigjet më qesharake fitojnë. Kush është dakord?’

Pavarësisht pakënaqësisë së nënës së tij, duket se Elon Musk e ka marrë shumë seriozisht këtë luftë, pasi tashmë ka nisur stërvitjet. Miliarderi tashmë ka vizituar Lex Friedman për të përmirësuar teknikën e tij, të cilën prezantuesi i famshëm i podcast-it e ka bërë të ditur në profilin e tij. Megjithatë, duket se May Musk ka arritur të bindë mikun e Elon se lufta nuk është një ide e mirë, pasi Lex ka shkruar pranë fotos se do të preferonte miliarderët “të stërvitnin arte marciale, jo të luftonin në kafaz”.

LEXO EDHE:

Back to top button