Havier Tebas: Infantino është pas Superligës

Numri një i La Liga-s, Havier Tebas, ka akuzuar rëndë presidentin e FIFA-s. Sipas Tebas, ai është fajtor për mbështetjen e projektit “separatist” të 12 klubeve të mëdha europiane .

“E thashë dhe do ta përsëris. Pas gjithë kësaj është Infantino, presidenti i FIFA-s. Nuk ka asgjë personale në këtë mes, ne kemi pikëpamje të ndryshme për futbollin. Unë e kam dëgjuar atë duke thënë se futbolli do të falimentojë për tri vite, por kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ajo që paraqet Perez është një lloj i ri i industrisë së futbollit, që sjell rreziqe serioze, ndaj unë nuk mund të lejoj që kjo të ndodhë,” ka thënë mes tjerash Havier Tebas.

LEXO EDHE:

Back to top button