Imunizimi, politikanët po zgjedhin vaksinat

Dilema e përzgjedhjes së vaksinës anti-kovid ka shoqëruar çdo politikan që është shfaqur publikisht duke u vaksinuar. Opinioni gjykon përse politikanët përzgjedhin llojet e vaksinave dhe nuk marrin ato që janë në radhë për tu bërë model edhe për qytetarët. Infektologu Fadil Cana tha se të gjitha llojet e vaksinave janë të njëjta për nga cilësia, por ajo që bëjnë disa politikanë është certifikata për liri të udhëtimit jashtë.

Shmangia është për arsye se ende këto dy vaksina nuk janë të certifikuara nga organet kompetente europiane dhe amerikane, të cilat janë në proces të standardizimit dhe të certifikimit. Por tani mendoj se më së shumti ikja nga këto vaksina është për arsye certifikata që merren nga vaksina ruse dhe kineze nuk do të ju shërbejnë për udhëtime në Evropë apo Amerikë- deklaroi Fadil Cana, Infektolog.

 

Reagime të shumta kishte edhe nga deputetët, të cilët dozat e para të vaksinave i morën më 23 prill. Kryeministri Zaev e ministri i shëndetësisë Filipçe janë deklaruar se u vaksinuan me kinezen Sinofarm, kurse zëvendësi i tij Artan Grubi nuk u deklarua se cilin lloj mori. Komente të shumta kishte se përse u ndërrua ampula para kamerave.

Në pritje të marrjes së dozës së dytë që deputetë do të marrin të premten, deputeti Izet Mexhiti tha se u nisën për të marrë vaksinën amerikano Pfizer, e përfunduan në atë ruse Sputnik.

Një ditë apo dy para saj në bisedë të drejtpërdrejtë me Filipçen dhe në zyrën e zotit Xhaferi e pyeta se cilat vaksina janë paraparë për deputetë, na tha Pfizer. Madje pati disa reagime në opinion përse ne me Pfizer qytetarët e rrezikuar me vaksina tjera dhe të nesërmen pa paralajmërim, siç reagoi edhe zoti Trajanov që e tha të vërtetën, u ndërrua dhe të gjithë deputetët u vaksinuan me Sputinik- pohoi Izet Mexhiti, Deputet.

 Sipas mjekëve, personalitetet me më ndikim duhet të jenë model për qytetarët dhe të mos ngrenë dyshime mbi cilësinë apo përparësitë që japin vaksinat nga prodhues të ndryshëm farmaceutik. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë afër 20% e qytetarëve janë bërë pishman për të shkuar në terminin e vaksinimit edhe pse e kanë caktuar paraprakisht. Deri më sot mbi 135,500 qytetarë janë vaksinuar, kurse mbi 318,700 mijë ka arritur numri i të interesuarve për vaksinim.

Adnan Qahili

LEXO EDHE:

Back to top button