Haxhiu: Presion ndërkombëtar për Serbinë, t’i dorëzojë kriminelët
Haxhiu: Presion ndërkombëtar për Serbinë, t’i dorëzojë kriminelët

Pas sulmit terrorist, Kosova duhet të fokusohet në gjendjen e sigurisë së qytetarëve e jo për Asociacionin. Kështu tha në një intervistë për Alsat ministrja e drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiu.
Ajo kërkon sanksione dhe presion ndërkombëtar ndaj Serbisë që ti dorëzojë kriminelët në Kosovë. Haxhiu tha për Alsat se duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur një muaj më parë, nuk përjashtohet mundësia që ky grup i armatosur të përsërisë veprën terroriste.
Megjithatë Haxhiu thotë se autoritetet në Kosovë e kanë obligim të shtojnë vigjilencën dhe gatishmërinë për të mbrojtur Kosovën dhe se nevojitet ndihma ndërkombëtare për kufijtë. Ajo paralajmëroi fletarrest ndërkombëtar për kriminelët serbë që kryen akt terrorist në Banjskë më 24 shtator. Kuvendi i Kosovës tha Haxhiu kërkon hetim ndërkombëtar.