Haxhiu: Serbia duhet t’i dorëzojë kriminelët

Haxhiu: Serbia duhet t’i dorëzojë kriminelët

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës Albulena Haxhiu, në intervistën ekskluzive për Alsat tha se për Kosovën ka qenë i pranuar plani franko-gjerman, por janë përballur me njëanshmërinë e ndërmjetësuesve duke u adresuar kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit ashtu siç e dëshiron Serbia.

Ajo tha se Kurti nuk nënshkruan marrëveshje për Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ajo kërkon sanksione dhe presion ndërkombëtar ndaj Serbisë që t’i dorëzojë kriminelët në Kosovë. Haxhiu madje paralajmëroi edhe fletarrest ndërkombëtar për kriminelët serbë

Haxhiu nuk përjashton mundësinë që grupi kriminal të tentojë të përsërisë veprën porse sipas saj autoritetet e kanë obligim të shtojnë vigjilencën dhe gatishmërinë për të mbrojtur Kosovën./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button