Hëna ka hyrë në një epokë të re

Hëna ka hyrë në një epokë të re

Hëna ka hyrë në një epokë të re, të quajtur Antropoceni Hënor. Shkencëtarët paralajmërojnë se mjedisi i hënës do të ndryshohet në mënyra më drastike me rritjen e eksplorimit nga njerëzit. Që nga ulja e Luna 2 shumë vite më parë, misionet e NASA-s në 1960, 12 astronautë të NASA-s ecën në sipërfaqen hënore në vitet ’70 dhe më shumë se njëqind anije kozmike janë rrëzuar dhe kanë bërë ulje të buta në hënë  duke shkaktuar “shqetësime” në të paktën 58 vende të tjera në sipërfaqen hënore. Për më tepër, shumë objekte kanë mbetur pas në Hënë nga ekspeditat, duke përfshirë pajisje shkencore për eksperimente, flamuj, fotografi, madje edhe topa golfi dhe tekste fetare. Nga Toka, Hëna duket e pandryshuar. Një garë e re hapësinore ka nisur, pasi shumë vende synojnë uljen e misioneve robotike dhe të ekuipazhit për të eksploruar polin jugor të hënës dhe rajone të tjera hënore të paeksploruara dhe të vështira për t’u arritur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button