Hera e parë në histori të Malit të Zi: Qeveria e shkarkuar, shkarkon dy ministra

Hera e parë në histori të Malit të Zi: Qeveria e shkarkuar, shkarkon dy ministra

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Rashko Konjeviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, me propozim të kryeministrit të shkarkuar, Dritan Abazoviq.

Kjo është hera e parë në historinë parlamentare që ministrat shkarkohen nga një qeveri që tashmë i është votuar mosbesimi, gjë që sipas mendimit të një avokati është antikushtetuese.

Deputetët votuan para fillimit të heshtjes zgjedhore vendore të planifikuara për të dielën e 23 tetorit.

Abazoviq tha se Konjeviq dhe Krivokapiq nuk kanë të drejtë të keqpërdorin pozitën e tyre, raporton vijesti.

“Nëse dikush mendon se politika e jashtme e Malit të Zi duhet të përshtatet me mbrojtjen e Gjukanoviqit, duke i shërbyer komunitetit ndërkombëtar informacione të pasakta, mendoj se është krejtësisht e papërshtatshme. Ministri i Mbrojtjes nuk bëri atë që pritej prej tij”, tha Abazoviq.

Ky i fundit ka drejtuar një sërë akuzash të rënda kundrejt Konjeviqit dhe Krivokapiqit, të cilët janë anëtarë të Partisë Socialdemokrate.

SDP është pjesë e qeverisë së pakicës së Abazoviqit, e zgjedhur në muajin prill, pas rënies së qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.

Kjo parti është një nga nismëtarët e rënies së qeverisë së Abazoviqit në muajin gusht të këtij viti, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KPS).

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, pasi nuk ia besoi askujt mandatin për formimin e qeverisë së re, i paraqiti Kuvendit propozimin për shkurtimin e mandatit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, por nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

LEXO EDHE:

Back to top button