Heshtje në BDI për akuzat e “grupit të zjarrit”

Gazetar: Mefail Ismaili

BDI hesht ndaj akuzave të “grupit të zjarrit” se të përzgjedhurit e Ali Ahmetit kanë dështuar në realizimin e premtimeve. Kërkuam qëndrim nga zyrtarë të këtij subjekti politik, por askush nuk deshi të flasë.

Një ditë më parë, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti i shoqëruar nga sekretari organizativ, sekretarja për barazi gjinore, kryetari këshillit mbikëqyrës, anëtar të kryesisë qendrore, sekretarë shtetëror dhe këshilltarë, zv/ministra dhe deputetë, në konferencë për media shpalosën pakënaqësitë e tyre. Ai tha se zgjodhën këtë mënyrë, pasi në parti u është thënë se nuk do të ketë më takime për çështjen e pakënaqësisë së tyre. Ai prezantoi Analizën me e bërë e cila përmbante vlerësimin e realizimit të 170 projekteve të premtuara parazgjedhore për periudhën 2020-2022.

“Nga këto 170 zotime, vetëm dy janë realizuar plotësisht dhe pesë janë të realizuara pjesërisht. Ndërsa të tjerat janë të harruara nga ekzekutivi i BDI-së. Për dështimet e projekteve të qeverisë dëshmon edhe anketa e organizatës ndërkombëtare IRI, pra nëse ne jemi subjektiv, në fund është IRI amerikan që dha rezultate ku Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë performancën më të dobët dhe për herë të parë rejtingu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

I ashtuquajturi “grupi i zjarrit” nuk do të krijojë fraksion të ri politik dhe nuk do të kërkojë përgjegjësi personale nga kryetari Ali Ahmeti. Sipas tyre, përgjegjësia është e ministrave dhe janë ata që duhet të shkarkohen.  Grupi i zjarrit brenda BDI-së, pas presionit publik, arriti të formojë organet e partisë të cilat ishin jofunksionale prej kohësh. Kryesia e re pranoi edhe raportin për punën e ministrave por deri tani nga partia nuk flasin për përgjegjësi ose shkarkime. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button