Hetimi për “Prisma”, Dibala rrezikon skualifikimin me një muaj

Hetimi për “Prisma”, i nisur nga Prokuroria Publike e Torinos për të hedhur dritë mbi llogaritë e Juventusit në vitet e kaluara, vazhdon të jetë objekt diskutimi, jo vetëm për klubin e Juventusit, por edhe për lojtarët aktualë apo ata që kanë pasur veshur atë fanellë.

Një prej tyre është Paulo Dibala, i cili siç raporton ‘la Repubblica’ është marrë në pyetje, si person i informuar për faktet, nga disa agjentë të “Guardia di Finanza”, të cilët kishin ardhur enkas në Romë nga Torino.

Disa aspekte të reja që dolën nga hetimi i “Prisma-s”, i cili, duhet mbajtur mend, përmban akuza për kontabilitet të rremë, manipulim informacioni dhe komunikime të rreme në treg kundër Juventusit, bënë që agjentët të marri në pyetje sulmuesin argjentinas të Romës, për periudhën e kaluar në Torino.

Bëhet fjalë për një shifër prej 3 milionë euro si detyrim parakontraktor, pasi u zbulua një kërkese për dëmshpërblim e bërë nga avokati i Dibala drejt Juventusit, pas përfundimit të negociatave për rinovimin, në shtator 2022 dhe kjo vlerë monetare u përfshi nga Juventus në pasqyrat e reja financiare.

LEXO EDHE:

Back to top button