Hidraton shumë më mirë se uji, zbulojnë gjetjet e fundit: Do të habiteni kur të zbuloni se cila është pija e çmuar
Hidraton shumë më mirë se uji, zbulojnë gjetjet e fundit: Do të habiteni kur të zbuloni se cila është pija e çmuar

Ka shumë kërkime që kanë të bëjnë me trupin tonë, dhe disa herë pas here na befasojnë. Të gjithë e dimë se uji konsiderohet pija më e shëndetshme dhe më e mirë për hidratim, por shkencëtarët kanë vërtetuar se ekziston një pije që hidraton trupin më shumë se uji.
Kështu, studiuesit nga Universiteti Skocez i St. Andrews krahasoi reagimet e disa pijeve të ndryshme me hidratimin e trupit të njeriut.
Edhe pse uji i thjeshtë dhe ai mineral janë me të vërtetë zgjedhje të mira për trupin tonë, sipas gjetjeve të reja, ka diçka më të mirë. Oh, ky është qumështi!
Sipas profesor Ronald Maughan, një profesor në Universitetin e St. Andrews, i cili është edhe autori i studimit, një faktor është sasia e një pije të veçantë. Por duhet pasur parasysh edhe përbërja ushqyese e pijes.
Qumështi është vërtetuar se hidraton më shumë se uji i thjeshtë, pasi përmban laktozë, proteina dhe yndyrë, dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku.
Përveç kësaj, qumështi përmban natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës, transmeton Kliks.