“Himni”, Maleski: “Shqiptarët të jenë të kujdesshëm se çfarë duan”


Ministri i parë i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e pavarur Denko Malevski, babai i të cilit është tekst-shkruesi i Himnit të shtetit, i pyetur rreth komenteve se himni duhet të ndryshohet që t’i përfaqësojë të gjithë, në emisionin 200 që sonte transmetohet në orën 22 në Alsat, thotë se nëse një gjë e tillë do ishte në të mirën e shtetit mund dhe të bëhet. Por sipas Malevskit shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm në atë që duan, sepse për ata vet, Himni i tyre është shumë i vlefshëm. Në emisionin 200, i ftuar është edhe ish deputeti Pavle Bogoevski. Sipas tij asnjë qytetarë nuk duhet të vlerësohet si përqindje, sepse kjo bie ndesh me Të Drejtat Themelore të Njeriut. Bogoevski thotë se fajtorë për vendosjen e përqindjes krahas një bashkësie të caktuar etnike, është gjenerata e vitit 2001, kur u nënshkruar Marrëveshja e Ohrit.

Babai im ishte progresiv dhe mendoj se qëndrimi tij do ishte bëni atë që është më e mira për vendin dhe atë që siguron unitet, qetësi, të ardhme për vendin. Mendoj se këtë këshillë do më jepte. Sa i përket vet Himnit, unë njëherë kam thënë se shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë duan, sepse një nga gjërat më të vlefshme për ata është Himni i tyre dhe do të doja të shihja se si do të heqin dorë nga Himni i tyre – tha Denko Malevski- ish ministër i Jashtëm.

Shikoni, 20% është i bërë nga njeriu. Nuk ka ndonjë tezë shkencore që thotë se 20% është minimumi që duhet të plotësohet që ju t’i jepni dikujt të drejta ndonjë bashkësie etnike. Ajo përqindje është në bazë të thelbit ekzistues. Pra, nuk jemi ne fajtorë, gjenerata e viti 2016,2017 dhe 2018, terminologjia e miratuar në vitin 2001 është me përqindje. Atëherë kështu është miratuar. E përsëris, qëndrimi im është se përqindja duhet të hiqet. Ndarja “ju mbi një përqindje të caktuar jeni njeri dhe nën një përqindje tjetër nuk jeni”, bie ndesh me Të Drejtat Themelore të Njeriut – deklaroi Pavle Bogoevski-ish deputet.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button