Maqedonia kërkon rezultat pozitiv në Tbilisi


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është gati për të zhvilluar aktin e dytë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, kur sonte në stadiumin “Dinamo Arena”, do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë. Nëse në sfidën e parë në Shkup, ndaj Armenisë, reprezentuesit e Maqedonisë kishin kushte të vështira për lojë në stadiumin “Todor Preski”, tani kjo është e kundërta në stadiumin “Dinamo Arena”, që ofron kushte fantastike, mirëpo për fat të keq, për shkak të pandemisë “Covid 19” do t’i mungojë publiku dhe tifozeria. Mbrojtësi i Maqedonisë, Visar Musliu, pas stërvitjes së parë dhe të vetme në stadiumin “Dinamo Arena”, potencoi se ekipi është gati për këtë përballje dhe beson se me lojë të mençur mund të arrihet deri te rezultati pozitiv ndaj një kundërshtari të fortë.

Ne pasi që kemi krijuar mentalitet fitues , shkojmë që të fitojmë ndeshjen dhe të arkëtojmë 3 pikë , por kjo nuk do të thot se e kemi të lehtë përball një kundërshtari si Gjeorgjia . E kemi analizuar me mjaft kujdes pikat kryesore të Gjeorgjisë dhe besojmë se do të arrijmë deri te fitorja -tha Visar Musliu, futbollist i Maqedonisë.

Trajneri Igor Angelovski, në takimin me gazetarët potencoi se të gjithë futbollistët janë gati për këtë përballje, përpos Stefan Ristovskit që është ankuar në dhimbje të stomakut. Mirëpo ky i fundit mbrëmë u shfaq në stërvitje dhe duket se do të jetë gati për sfidën e sontme ndaj Gjeorgjisë. Ndërkohë kapiteni Goran Pandev, potencoi se ndoshta ekipi nuk është maksimalisht i përgatitur në planin fizik, por secili duhet të jep maksimumin ndaj një kundërshtari të fortë siç është Gjeorgjia. Përballja e raundit të dytë të Grupit 2, në Ligën e Kombeve, në mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, do të nis në orën 18.00.

Nga Tbilisi i Gjeorgjisë , për TV ALSAT , Mahir THaçi.

LEXO EDHE:

Back to top button