Hiqen vizat në Bangladesh për zyrtarët shtetërorë të Kosovës

Hiqen vizat në Bangladesh për zyrtarët shtetërorë të Kosovës

Bangladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, së bashku me z. Masud Bin Momen, Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, zhvilluam konsultimet politike në mes të dy Ministrive tona të Jashtme. E njoftova delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Poashtu, përgëzova arritjet dhe progresin e shtetit të Bangladeshit”.

Gjatë takimit u diskutua për një sërë marrëveshjesh si ajo për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal.

Ahmeti ka falënderuar shtetin e Bangladeshit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Ndërsa, pas takimit së bashku me z.Momen nënshkruam Marrëveshjen e Heqjes Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Zyrtare”, thuhet tutje në njoftimin e Ahmetit.

LEXO EDHE:

Back to top button