Historianët kritikojnë ashpër qëndrimet e Zaevit mbi historinë maqedono-bullgare

Historianët janë të revoltuar nga intervista e kryeministrit, Zaev. Natasha Kotllar thotë se tezat e kryeministrit, Zaev janë absurde dhe bien ndesh me definicionin më të thjeshtë për identitetin. Ajo thotë se problemet politike duhet zgjidhur nga politikanët, por se identiteti ka aspekt shkencor dhe antropologjik, për çka nuk ka të drejtë të flet as kryeministri e as ndonjë krerë tjetër politik apo shpirtëror.

Secila bashkësi ka pasur zhvillimin e tyre social, kulturor, politik dhe ekonomik. I takoj atyre profesionistëve, që nuk mund të pranojnë ekzistencën e historisë së përbashkët mes dy popujve të ndryshëm. Madje, ky njeri, nuk është historian, sa e di është ekonomist dhe nuk e di çfarë i jep të drejtë të përzihet në sferën e historisë?! Sepse historia përfshin aspektet gjuhësore, kulturore dhe ato të identitetit.”

Komunikologu Troshanovski thotë se pozicionet e palëve në bisedime nuk duhet të zbardhen publikisht. Por shton se intervista e Zaevit synon të përmirësojë klimën mes dy vendeve.

Para së gjithash intervistën e shoh në drejtim të krijimit të klimës pozitive për arritje të një marrëveshjeje eventuale, sepse retorika e dy palëve në muajt e fundit është ashpërsuar shumë, është bërë agresive dhe mohuese. Në këtë ambient nuk mund të arrihet kurrfarë kompromisi. Disa formulime definitivisht mund të bëheshin më mirë, megjithatë shikuar në aspekt komunikativ është në drejtim të përmirësimit të klimës për kompromis- pohoi Marko Troshanovski, Komunikolog.

Kreu i palës maqedonase në Komisionin e përbashkët të historianëve, Dragi Gjorgjiev nuk pranoi t’i komentojë deklaratat e Zaevit, duke thënë se kryeministri nuk e ka përmendur komisionin, por se ka shprehur qëndrimet e tij personale për çështje të caktuara historike. Gjorgjiev gjithsesi vlerëson se për historinë duhet diskutuar historianët, ndërsa është detyrë e politikanëve t’ua krijojnë hapësirën e duhur.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button