Holanda, me sulmin më të “frikshëm” në garat në grupe

Holanda është kualifikuar në fazën 1/8 e Kampionatit Evropian, ku do të përballet me Çekinë. Holanda e mbylli fazën e grupeve si lidere në Grupin C, dhe ishte gjithashtu skuadra që ka shënuar më së shumë gola në këtë fazë, plot 8 gola. Golashënuesit më të mirë të ‘Tulipanëve’ ishin Xheorxhinio Uajnalldum me tre gola dhe Memfis Depaj me dy gola.

Skuadrat që kanë shënuar nga shtatë gola në fazën e grupeve janë Italia, Belgjika dhe Portugalia, ndërsa nga gjashtë gola kanë Gjermania dhe Spanja.

Faza 1/8 së finales në “Euro 2020” nis të shtunën me përballjen në mes Uellsit dhe Danimarkës.

LEXO EDHE:

Back to top button