Goditje e madhe për Francën, humb edhe dy futbollist!

Pas spektaklit ndaj Portugalisë në Budapestë, e cila u mbyll me barazim 2-2 dhe që të dy kombëtaret kaluan në 1/8 e finales, sot vjen një lajm i trishtë për “trengjyrëshit”.

Gjatë stërvitjeve të fundit, për disa momente janë lënduar dy reprezentues. Bëhet fjalë për Markus Turam dhe Tomas Lemar. Më shumë u lëndua Lemar, i cili me ndihmën e mjekësve të kombëtares së Francës u largua nga stërvitja.

Të premtën do të mësohet se a do të mund që të dy të jenë në kombinim për sfidat e ardhshme të kampionit aktual të botës. Informatat e para nga mediat francize thonë se lëndimet te të dy futbollistët nuk janë aspak naïve.

LEXO EDHE:

Back to top button