Holanda ndalon celularët në shkolla: I shkëpusin vëmendjen nxënësve
Holanda ndalon celularët në shkolla: I shkëpusin vëmendjen nxënësve
Në Holandë ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e telefonave celularë gjatë orës së mësimit. Në fillim të vitit, kjo gjë ishte bërë për shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë, por tanimë, aparate të tilla do të ndalohen edhe në shkollat fillore.
Edhe ndalimi i përdorimit të celularit gjatë pushimit mes orëve të mësimit ka efekt pozitiv. Sipas radios holandeze NOS, në shkollat, ku celularët ndalohet të përdoren edhe gjatë kohës së pushimit, është vënë re aktualisht një përmirësim i ndjeshëm i atmosferës.
“Koha e pushimit në këto shkolla ka nxitur frymën shoqërore, sepse nxënësit bisedojnë më shumë me njeri-tjetrin”, tha studiuesi Loes Pouwels nga Universiteti Radboud.
Lidhur me ndalimin e celularëve në shkolla në Holandë është diskutuar ashpër. Disa ministra kulture fillimisht nuk e merrnin në konsideratë ndalimin e celularit në nivel kombëtar dhe po ashtu drejtoritë e shkollave kërkonin që të vendoseshin rregulla lokale, ndërkohë që shumë prindër vetë u angazhuan që fëmijët e tyre të mos përdornin celularë në shkollat fillore, pikërisht sepse rrjetet sociale krijojnë varësi tek të miturit.