Holanda planifikon ashpërsimin e kufizimeve shëndetësore kundër COVID-19

Qeveria holandeze mund të shpallë forcimin e kufizimeve shëndetësore kundër COVID-19 të premten, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, pas netëve të trazirave dhe protestave kundër masave të fundit shëndetësore që kanë tronditur Holandën ditët e fundit.

“Një valë e re e zymtë dhe shqetësuese e rasteve të reja të COVID-19 ka shtyrë ekzekutivin të ndërmarrë më përpara, brenda një jave, takimin e planifikuar fillimisht për 3 dhjetor, që duhet të përshtatë masat shëndetësore me rifillimin e epidemisë”, shpjegoi de Jonge për gazetarët.

“Ky takim ministror do të pasohet nga një konferencë për shtyp nga kryeministri Mark Rutte, ku kreu i shtetit do të shpallë vendimet e reja” shtoi ai.

Ministri i Shëndetësisë nuk pranoi të “parashikonte” kufizimet e reja që po shqyrtohen, të cilat, sipas medieve holandeze, mund të përfshijnë mbylljen e shkollave, ku aktualisht janë vatra të shpërthimit të infeksioneve.

Që nga 13 nëntori, kufizimet shëndetësore tashmë janë shtrënguar.

Baret, restorantet dhe dyqanet thelbësore, si supermarketet, duhet të mbyllen në orën 20:00 dhe dyqanet jothelbësore në orën 18:00.

LEXO EDHE:

Back to top button