Hollivud, zbulohen planet për kullën e re në formë spirale

Hollivud, zbulohen planet për kullën e re në formë spirale

Zbulohen planet për kullën e re në formë spirale prej 1 miliard dollarësh  në Hollivud. Arkitekti Norman Forster ka propozuar ndërtesën si vend pune 22 katesh,  në formë spirale, në dritaret e së cilës do të ketë gjelbërim. Në projektin e firmës së arkitektit britanik Foster, dallohen kopshte të ngritura që shpërthejnë me bimë e pemë si edhe kuverta të jashtme dhe hapësira moderne zyre. E përbërë kryesisht nga zyra dhe e cilësuar si “një pikë referimi moderne, ndërtesa The Star do të strehojë firmat e argëtimit dhe “krijuesit më të mirë të përmbajtjes së Hollivudit. Planet aktuale përfshijnë hapësirën e prodhimit, një galeri, një teatër shfaqjeje, një restorant në çati dhe “hapësirat e grumbullimit të komunitetit” në nivelin e tokës. Nëse qyteti do të aprovojë propozimin e arkitektit, ndërtimi do të fillojë në fillimin e vitit 2026 dhe do të përfundojë në vitin 2029. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button