Homax demanton shkrimin e portalit “Vecer.mk”

Homax demanton shkrimin e portalit “Vecer.mk”

Pas publikimit të djeshëm të një shkrimi të marrur nga portali Vecer.mk, ku thuhet se zyrtarë të BDI-së kanë kryer kontrabandë të makinave duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me qindra miliona euro, ku po ashtu në portal shkruhet se bëhet  fjalë për Kompaninë “SA”, pas së cilës qëndron Suad Alija, pronar i dyqaneve të mallrave shtëpiake “Homax”, i cili bashkëpunon me dy doganierët Mensur Curri dhe Besnik Osmani, sot kanë reaguar nga Homax.

Nga Homax, demantojnë shkrimin në këtë portal dhe hedhin poshtë pretendimet e portalit duke theksuar se Suad Alija, nuk është pronar, drejtues apo i përfshirë në kompaninë e tyre.

“Homax është brend i respektuar në shtetin tonë i cili punëson qindra qytetarë dhe seriozisht kontribuon në përmirësimin e imazhit social në shtetin tonë. Ata të punësuar kanë familje të mëdha të cilët ndjejnë dhimbje emocionale për shkak shkrimit me ë cilin punëdhënësi i tyre tregohet në dritë negative”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Homax.

Më poshtë reagimi i plotë:

LEXO EDHE:

Back to top button