Horhe Martin dominoi garën e sprintit në Le Man

Piloti spanjoll Horhe Martin me “Ducati Pramac” fitoi garën sprint në Moto GP, zhvilluar në pistën e Le Manit, në Francë. Ai e dominoi këtë garë, duke u shkëputur dhe la pas afrikano-jugorin Brad Binder me “KTM”. Në podium u ngjit edhe italiani Françesko Bagjnaaa, me “Ducati”.

Një garë ku Martin tregoi aftësitë e tij, duke marrë shpejt kryesimin dhe shkëputur. Banjaja, që e niste garën nga “pole”, u kënaq me vendin e tretë dhe mbron kreun e renditjes botërore, ndërsa rrëzohen Xhek Miller e Fabio Kuartararo.

Spanjolli Mark Markez me “Honda”, që rikthehej pas tri garash, u klasifikua në vendin e pestë, pas italianit Luka Marino me “Mooney VR46”. Një pistë ku motori “Ducati” dominoi, me 5 motorë në shtatë vendet  e para.

LEXO EDHE:

Back to top button