Horror në Itali, gjendet kapanoni i mbushur me mbetje njerëzore dhe fetuse

Mbetje humane dhe fetuse të ruajtura në kavanoza me lëng të verdhë, të etiketuara me simbolin e mbetjeve speciale biologjike dhe të braktisura në një kapanon, janë gjetur në zonën industriale të Granarolos të Italisë.

Kjo është ajo që policia e Bolonjas zbuloi, pasi u njoftua nga një djalë që mblidhte hekur dhe materiale të vjetra nga kompanitë në zonë.

Djali që bëri zbulimin makabër u thirr nga ana e pronarit të një kompanie që merret me zbrazjen e bodrumeve dhe depove. Hetuesit, të koordinuar nga Prokuroria, nisën hetimet me konfidencialitetin maksimal dhe tashmë e gjithë zona është rrethuar.

Mbetjet u gjetën të zhytura në një lëng që mund të jetë formalinë ose një substancë tjetër për ruajtjen mjekësore të trupave. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për asgjësim të paligjshëm nga ndonjë spital apo klinikë.

Hetuesit kanë nisur tashmë të dëgjojnë dëshmitarët e parë për të rindërtuar historinë dhe për të kuptuar origjinën e kavanozave.

LEXO EDHE:

Back to top button