Hoti nuk komenton deklaratat e Trump se në Washington ai u përqafua me Vuçiqin
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka refuzuar të komentojë deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, së në takimin me palën serbe, në Zyrën Ovale ai është përqafuar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
”Nuk i komentoj deklaratat e Presidentit Trump”, ishte përgjigja e Hotit që dha lidhur më këtë çështje në konferencën e mbajtur sot për gazetarë, pas një takimi që zhvilloi me prodhuesit vendorë të qumështit.