Hoti pyetet për drekën e sotme: Sanduiç si përditë!

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, është bërë temë diskutimi ditëve të fundit, për shkak të deklaratave të zëvendësit të tij Driton Selmanajt rreth shujtave të ushqimit që konsumojnë në orar të punës.

Lidhur me këtë Kryeministri Hoti u deklarua edhe sot, kur u pyet nga Kosovapress se ‘çfarë ka ngrënë në drekë?”.

”Është një çështje e imja private si e organizoj unë drekën time… – sanduiç si përditë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ditë më parë bëri të ditur se shefi i tij gjithmonë mëngjesin e merr nga shtëpia.

LEXO EDHE:

Back to top button