Hoti s’mund të thotë nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk mund ta konfirmojë nëse ai do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Sipas tij, e mira është se në LDK ka disa emra që mund t’i prijnë kësaj gare, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të them. Ende jemi duke zhvilluar biseda brenda LDK dhe ju e dini se kemi procedura të brendshme që duhet t’i respektojmë derisa ti shtjerrim të gjitha diskutimeve”.

“E mira është që brenda LDK nuk është vetëm një emër i vetëm. ka disa emra që mund t;i prijnë kësaj gare”.

“Unë do të kem një paraqitje nesër ose pasnesër për të treguar punën e Qeverisë gjatë 6-7 muajve – një qeveri si ajo që e kishim para nesh për një mandat të plotë nuk do të mund t’i kryente. Besoj se qytetarët do ta vlerësojnë këtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button