Hoti takim virtual me Palmer: Deri në fund të muajit mbërrijnë 33 mijë doza vaksinash

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka biseduar të enjten me zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një takim virual, për sfidat me të cilat përballet Kosova, mes tjerash pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Kryeministri Hoti ka falënderuar z. Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të kryeministrisë.

Sa i përket pandemisë, Hoti ka njoftuar të njëjtën ditë se në Kosovë do të vazhdojnë të zbatohen masat e njëjta për luftim të pandemisë së koronavirusit.

“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve”, ka thënë Hoti.

LEXO EDHE:

Back to top button