Hoti takon gastronomët, premton ndihmë prej 220 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me përfaqësuesit e gastronomëve dhe shitësve me pakicë.

Ai ka thënë se përmes pakos së re mbështetëse ata do të ndihmohen me rreth 200-220 milionë euro për tre muajt e parë të vitit 2021, njofton Klan Kosova.

Sot takova përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilët i sigurova për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve. Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike – ka shkruar Hoti.

Gastronomët kanë protestuar kundër masave të reja që i ndërmori Qeveria së fundi duke thënë se po dëmtohet më së shumti sektori i tyre nga kufizimi i lëvizjes.

LEXO EDHE:

Back to top button