Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, ka thënë se është i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë. Hovenier tha se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft. Ambasadori amerikan në Kosovë deklaroi se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin. “Pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hovenier duke theksuar se Asociacioni “nuk duhet të jetë nivel i tretë i pushtetit dhe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive”. Hovenier pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë ka thënë pra mediave se nuk duan edhe një Republikë Srpska dhe nuk duan diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës. /Alsat.mk
" "








