Hovenier: Sulmi në veri, nga një grup profesionistësh

Hovenier: Sulmi në veri, nga një grup profesionistësh

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tha se ende ka të panjohura lidhur me sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, por theksoi se grupi që sulmoi policinë, nuk përbëhej nga qytetarë që u mblodhën spontanisht “për të shprehur shqetësimet e tyre”.

“Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju keni parë pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet që ishin zhvilluar. Ky nuk ishte një grup i qytetarëve që sponatisht u bënë së bashku për të shprehur shqetësimet e tyre. Ky ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo nënkupton se pas tyre ka një lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam që kjo ngjarje të zbardhet dhe ata të mbahen përgjegjës”, deklaroi Jeff Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button