Hoxha: Janë marrë të gjitha masat për krizën me ujin në Strugë, Inspektorati s’doli në terren sepse nuk u kërkua

Hoxha: Janë marrë të gjitha masat për krizën me ujin në Strugë, Inspektorati s’doli në terren sepse nuk u kërkua

Ministri i Ekologjisë, Muhamed Hoxha tha se është është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet komunale dhe kreun e Strugës, dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për tejkalimin e situatës me ujin. Sipas Hoxhës inspektorati i mjedisit nuk ka dalë në terren, pasi prej tyre nuk është kërkuar një gjë e tillë.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm, nuk është kërkuar nga ana jonë që të dalim në terren dhe të bëjmë inspektim të situatës, por jemi në komunikim dhe qëndrojmë në dispozicion të pushtetit komunal që të paraqitemi në terren dhe të bëjmë punët e nevojshme që janë nën kompetencat tona”, tha Muhamed Hoxha, Ministër i Ekologjisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button