Hoze Mourinjo rikthehet në “King Power Stadium”

" "

“Special One” viziton shtëpinë e Lesterit në krye të Romës, në kuadrin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës. Një objektiv dhe në përgjithësi një kompeticion që portugezi e ndjen të tijin dhe që dëshiron ta nderojë deri në aktin final, të planifikuar për 25 majin e ardhshëm në Tiranë.

Pengesa e fundit mes verdhekuqve dhe finales përfaqësohet nga skuadra e Brendan Roxhersit, mbrojtësi i Mourinjos në kohën e Çellsit dhe një anëtar i stafit të tij gjatë aventurës së parë të portugezit në “Stemford Brixh”. Më 5 dhjetor 2015, portugezi humb 2-1 kundër Lesterit të udhëhequr nga një rivali i vjetër,  Klaudio Ranieri. Vardy dhe Mahrez vendosën ndeshjen, me golin e Remy që e ktheu Çellsin në lojë, kur ishte tepër vonë.

Një disfatë që i kushtoi pankinën Mourinjos, i cili e pagoi me përjashtimin e fillimit të vështirë të kampionatit, pavarësisht se fitoi titullin në sezonin e kaluar.

Në dëm të Mourinjos edhe parakalimi i titullit të kampionit të Anglisë pikërisht nga romanisti Ranieri, i cili e çoi Lesterin në triumfin e bujshëm të 2016-ës.

LEXO EDHE:

Back to top button