UEFA, kërkon ndryshime të reja në Ligën e Kampionëve

" "

Më 11 maj, UEFA do të mbajë Kongresin e saj vjetor në Vjenë dhe një nga temat që do të diskutohet është një format i ri konkurrues potencial për Ligën e Kampionëve, i cili do të hyjë në fuqi nga viti 2024.

Javë më parë, presidenti i Paris Sen Zhermenit dhe i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) Naser Al-Khelaifi diskutuan idenë e UEFA-s për të mbajtur një format të stilit “Final Four” në qytetin e zgjedhur si vendi i asaj që ka qenë finalja e kompeticionit deri më tani.

Sipas “Times”, ideja po merr formë dhe mund të jetë një nga ndryshimet e para që do të prezantohet në të ardhmen e afërt. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin zbuloi se ndryshimet mund të shpallen në maj, me UEFA që mendon për idenë për t’u dhënë dy vende skuadrave bazuar në rekordin e tyre historik në Evropë gjatë pesë viteve, nëse ato dështojnë të kualifikohen përmes paraqitjeve të tyre vendase.

UEFA beson se duke pritur një “Final Four” në një terren neutral do të ketë më shumë fitime televizive, si dhe apel më të madh komercial.

Ata po studiojnë gjithashtu mundësinë që liga e pestë me performancën më të mirë pas Anglisë, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë të marrë një vend shtesë.

Renditja përfundimtare nuk do të ndahet sipas grupeve, me tetë më të mirat nga 36 skuadrat pjesëmarrëse që shkojnë direkt në raundin e 16-të.

LEXO EDHE:

Back to top button